Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi komenton raportin me presidentin Ilir Meta.
“Marrëdhëniet e mia me presidentin nuk ka pse të shpik rrotën i ka përcaktuar qartë Kushtetuta e Shqipërisë. Parlamenti një nga funksionet kryesore është ai legjislativ të bëjë ligjet, siç presidenti ka të drejtë të kthejë ose dekretojë ligje. Secili institucion është sovran si parlamenti dhe presidenti për dekretet që miraton apo kthen për rishqyrtuar në kuvend. Këto të fundit parlamenti do i shqyrtojë dhe unë flas me votën time në Kuvend” u shpreh Gramoz Ruçi i pyetur nga gazetarët në konferencën për median me Presidentin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.
Gjithashtu Ruçi tha se Meta është i mirëpritur në Kuvend pasi e detyron Kushtetuta ta mirëpresë.
“Më obligon Kushtetuta të mirëpresë presidentin sa herë dëshiron të vizitojë parlamentin ose do të mirëprisja dhe do të lexoja çdo mesazh që ai do i drejtonte parlamentit”
Si socialist i vjetër a ka folur Gramoz Ruçi me zotin Meta për këtë situatë?
Gramoz Ruçi: “Takimet e mia me presidentin janë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor. Pyetja juaj është si socialist i vjetër e kam takuar apo jo, sic e dini presidenti është i depolitizuar nga Kushtetuta por dhe unë që nuk jam i detyruar nga Kushtetuta këto dy vite kam qenë totalisht i depolitizuar. Besoj se nuk e kam përdorur asnjë sekond mikrofonin e kryetarit të Parlamentit për problem partiake. Parë në këtë këndvështrim nëse Presidenti ka nevojë për qëndrime te maxhorancës kjo ka struktura partie mund ti thërrasë, ose ato nëse kanë problem me presidentin mund të kërkojnë takim me të.”
Ndërkohë presidenti I Parlamentit të Austrisë, z. Wolfgang Sobotka bëri thirrje për uljen në tryezë për gjetjen e një dialogu.
“Askush nuk ka të mirë nëse konfliktet bëhen publike. Është traditë e mirë që kur ke këndvështrime të ndryshme të ulesh në tryezë dhe ti zgjidhësh ato për përmirësimin e standardeve të jetesës së atyre që të kanë zgjedhur” u shpreh Sobotka.
Presidenti I Parlamentit të Austrisë ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare dhe do të takohet dhe me presidentin Ilir Meta./oranews
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...