Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi ka qenë sot në Fier ku ka risjellë në kujtesë të qytetarëve vitin e tmerrshëm për shqiptarët, 1997-ën.
Në aktivitetin e organizuar për shpërndarjen e 501 leje të legalizimeve në Portëz të Fierit, Ruçi ka folur për situatën politike në vend, duke e akuzuar opozitën se do të sjell destabilitet. Ai tha se ‘çadra’ kërkon të mos ketë as rizgjedhje të presidentit dhe as zgjedhje, çka e lë vendin pa institucionet themelore dhe sjell krizë.
“Pas një muaji duhet të zgjidhet presidenti por ka nga ata që nuk e duan këtë dhe kjo është fillimi i një krize. U hodh mbrëmë nga çadra teza që të mos ketë zgjedhje, kjo domethënë që në shtator t’i mbarojë mandati parlamentit aktual. Kjo do të thotë që Shqipëria të ngelet pa parlament, pa qeveri dhe kjo është kriza. Kjo që po ndodh tani është përpjekje për destabilitet. Ne e kemi provuar destabilitetin në vitin 1997, në kohën e piramidave etj. Pushtetin ta jep elektorati. Është koha që të votojmë për zgjedhjen më të mire dhe jo sipas oreksit të partive”, deklaroi Ruçi.
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...