Një market në rrugën e Shtrausit në Lezhë është grabitur, nga një person i maskuar dhe i armatosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të mbrëmjes së mërkurës, ndërsa shumë e parave të grabitura është 300 mijë lekë të vjetra.
Sipas burimeve, grabitësi ka qenë duke lëvizur në këmbë në trotuar, kur ka hyrë brenda marketit dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar shitësit që ti japë shumën e parave që kishte në kasafortë.
Nga frika shitësi nuk ka bërë rezistencë, por është detyruar që ti japë grabitesit leket që kishte në kasafortë.
Pasi ka marrë sasinë e parave, autori është larguar në këmbë përmes pallateve aty pranë. Policia e cila u njoftua për ngjarjen u vu menjëherë në ndjekje të autorit por pa mundur që ta identifikojë dhe arrestojë atë.
Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në komisariat 8 përsona të cilët po merren në pyetje për ngjarjen.
Policia pritet të sekuestrojë kamerat e sigurisë të marketit, të cilat mendohet se kanë filmuar momentin e grabitjes, shkruan Ora,
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...