Këto janë pamjet e momentit kur një grup hajdutësh thyejnë një dyqan kompjuterësh e telefonash në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë shkollës “Vasil Shanto”, në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi duke u gdhirë dita e martë me 21 Nëntor, ndërsa e gjithë grabitja ka ndodhur 1 minutë e 46 sekonda.
Kompanisë private të sigurisë i duheshin së paku 5 minuta të mbërrinte në vendin e ngjarjes.
Autorët futen në dyqan dhe i drejtohen direkt banakut, ku edhe ndodhen telefonat celularë. Madje ata zbulojnë edhe një vend sekret ku mbaheshin telefonat e shtrenjtë apo të klientëve që i kishin sjellë për riparim.
Të maskuar me bluzë me kapuç, të pajisur me dorashka për të mos lënë gjurmë, si dhe me një çantë për të futur sendet, keqbërësit mundën të merrnin mbi 60 telefona si dhe disa tabletë.
Këto janë dy nga fotot e fiksuara nga kamerat e sigurisë, ku një prej autorëve përpiqet që të shohë nëse kamerat sigurisë arrijnë ata dallojnë.
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...