Google ADS

“Grabitja në Rinas, Saimir Tahiri duhet të japë dorëheqjen”

22:47 | 9 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Për analistin Fatos Lubonja grabitja në Rinas është një çështje ku minimalisht ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duhet të japë dorëheqjen.

Lubonja shprehet se një qytetar i ka thënë se është fushatë elektorale dhe duhen këto para.

“Kur po vija këtu më solli një qytetar dhe më tha që është fushatë elektorale dhe u duhen atyre këto para. A është e vërtetë apo jo, këtë nuk e dimë, por ministri i brendshëm minimalisht duhet të japë dorëheqjen”- tha Lubonja.

Grabitja ndodhi sot në rrugën e Rinasit, ku 4 persona neutralizuarn forcat e policisë private dhe më pas morën paratë nga blindi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme