Grabitja në Rinas, policia arreston dhe dy persona të tjerë

11:30 | 15 Mars 2017
Arbresh.info

Në vijim të operacionit “Patriot”, Policia e Shtetit ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të përfshirë në grabitjete Rinasit ku u morën rreth 7 milionë euro.

Më datë 14.03.2017, nga Specialistët e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve në kërkim: Aleksander Murataj, 41 vjeç, banues në Tiranë, si edhe Dritan Sinani, 43 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas dyshohet se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme