Detaje të reja dalin në dritë nga grabitja e 9 prillit në Aeroportin “Nënë Tereza”. Edhe pse nuk është konsideruar ende si një bashkëpunëtor i drejtësisë, njëri prej të arrestuarve të deritanishëm, Alkond Bengasi, në prani të një avokati, ka dhënë deklarimet e tij. Sipas kësaj dëshmie, personat e përfshirë në grabitjen e 9 prillit janë Klement Çala dhe vëllai i tij Eldi Çala, të shpallur në kërkim. Ai iu ka thënë hetuesve se Bengasi është personi që ka loguar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, por edhe furgonin tjetër të djegur pranë Bathores.
Bengasi ka zbuluar edhe dy persona të tjerë të përfshirë në grabitje, të identifikuar si “Daja” nga Kosova dhe një tjetër person të identifikuar vetëm si “Tani”. Të dy janë shpallur në kërkim dhe policia shqiptare ka kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve të Kosovës për kapjen e tyre, pasi dyshohet që të dy janë nga Kosova.
Rreth mesditës pritet të dalë për masën e sigurisë Oltian Veseli, i cili mohon përfshirjen në ngjarje, edhe pse aludohet që ai është personi që mban kallashnikovin drejt rojeve të sigurisë në aeroport, në një foto të bërë publike nga kamerat e sigurisë.
Sipas Prokurorisë, grabitësit kanë bërë rreth 2 muaj prova se si do të realizohej grabitja, që nga mënyra se si do të tërhiqej blloku i betonit e deri te marrja e parave, në mënyrë që lëvizjet e tyre ditën e grabitjes të ishin drejt perfeksionit.
Sipas policisë, nuk ka të dhëna që vëllezërit Çala janë larguar nga Shqipëria, por nuk përjashtohet mundësia që të kenë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Megjithatë, autoritetet po vazhdojnë të kryejnë kërkime në Elbasan dhe zonat përreth, për të bërë të mundur kapjen e tyre. /A2News/Telegrafi/
Rizvanolli: Telekomi është meritor për sukseset që ka sot, n...
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...