Google ADS

Grabitja në Rinas Austrian Airlines: Nuk ka më transport parash nga Shqipëria

10:56 | 11 Prill 2019
A. B.

Kompania Austrian Airlines reagoi për herë të parë lidhur me grabitjen që ndodhi në aeroportin e Rinasit në Shqipëri.

Zëdhënësja Tanja Gruber, citohet nga CNN të ketë thënë se në momentin e grabitjes, paratë po ngarkoheshin në avion. Gjithashtu Gruber konsideron se pasagjerët nuk janë rrezikuar në asnjë moment.

“Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe kemi vendosur të ndalojmë plotësisht transportimin e parave nga aeroporti i Tiranës”, u shpreh ajo.

Gruber tha për CNN se shuma e saktë e parave të grabitura nuk mund të konfirmohet ende, por mendohet se ajo mund të jetë 2.5 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme