Grabitja e thasëve me lekë, flet për herë të parë ministri Tahiri

11:38 | 10 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nga qyteti i Elbasanit ka folur për herë të parë për grabitjen e mbi dy milionë eurove ditën e djeshme.

Duke e konsideruar një ngjarje kriminale, ai ka theksuar se policia po bën punën. “Një ngjarje kriminale, por polica po bën punën për zbardhjen e kësaj grabitje. Thirrja më e madhe është sesi duhet ta konceptojmë sigurinë të gjithë bashkë”, ka thënë ai., duke shtuar se ‘kjo ngjarje na bën thirrje pë një Shqipëri më të sigurt’. “Ngjarja ka disa përgjegjës, banka me zero siguri. Jemi në këmbë për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, tha ai në në takim në Universitetin e Elbasanit. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme