Grabitja e guximshme: Si u vodh argjendaria në Lezhë, vetëm 100 metra larg komisariatit

22:05 | 17 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Një dyqan argjendarie është grabitur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45 në rrugën Luigj Gurakuqi, vetëm 100 metra larg Komisariatit të Lezhës.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se grabitësi ka qene me një motor dhe në kokë mbante një kaskë. Ai ka hyre menjëherë në argjendari dhe ka arritur të marrë disa bizhuteri.

Megjithëse dyqani ndodhej në rrugën kryesore dhe ngjarja ka ndodhur në një kohë ku kishte shumë lëvizje qytetarësh, grabitësi nuk e ka menduar dy here për të vepruar.

Pavarësisht se pronari i ndoqi dhe u përplas me të fizikisht jashtë dyqanit, i riu mundi ti shmangej pronarit dhe mori menjëherë motorin duke u larguar prej aty.

Pronari njoftoi menjëherë policinë e cila nisi hetimet, por nuk e ka bere te ditur rastin pasi behej fjale për një ngjarje të pazakonte në qytetin e Lezhës dhe në një periudhe me fluks lëvizjesh.

Ndërkohë policia bën me dije se ka identifikuar autorin e grabitjes, 17- vjeçarin me inicialet K.N dhe se po vijon puna për kapjen e tij./lapsi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme