Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet ndaj djalit të Nehat Kullës, Robert Kullës, i cili dyshohej për grabitjen e 19 milion lekëve në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut më 9 gusht 2016.
Burime nga prokuroria bëjnë me dije se nuk ka prova dhe fakte të mjaftueshme që implikojnë Robert Kullën në grabitje.
Prangosja e tij erdhi pasi iu gjetën shuma të mëdha parash.
Sipas Prokurorisë, Roland Liti (Zekaj) dhe Alan Babamato janë marrë si të pandehur, pasi akuzohen për vjedhjen e bankës në bashkëpunim.
Më 9 gusht të vitit të shkuar, autorët gërmuan në garazhin e një objekti ngjitur me bankën dhe hapën një tunel përmes së cilit hynë në bankë. Ata u tradhtuan nga gjurmët e gishtave lënë në një shishe uji, ndërsa rrezikojnë 20 vite burg.
Kush është Robert Kulla, djali i Nehat Kullës, të fortit të Linzës
Sipas policisë, 35-vjeçari Rober Kulla, i lindur në Tiranë dhe me arsim 8-vjeçar ka qenë i dënuar më parë për rrëmbim e mbajtje peng personi si dhe për armëmbajtje pa leje deri sa kreu grabitjen e bankës.
Babai i tij, Nehat Kulla (ne foto) i njohur ndryshe si “Gjenerali” nuk është një emër i panjohur për Tiranën.
Nehat Kulla krijoi një bandë, e cila veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998. Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mban të paprekur repartin “Xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë, shkruan balkanweb. Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën “Gjenerali”, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë, shkruan balkanweb. Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij.
Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme. Nehat Kulla ndodhet aktualisht në burg i arrestuar në vitin 2005, pas ardhjes në pushtet të të djathtëve, pasi është dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-Ministrit të Brendshëm Halit Shamata.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit