Policia austriake ka arritur të zbardhe një rast të një plaçkitjeje brutale, që u mbyll me masakrimin e një të riu.
Ne mesin e muajit, në Kufstein të Austrisë, ishte sulmuar një person 19-vjeçar nga pesë persona tjerë, me shufra hekuri, duke e lenë te masakruar në fill të jetës.
Policia menjëherë është vënë në kërkim të sulmuesve dhe pas informatave të pranuara, ka arritur të zbulojë pesë personat e dyshuar, ka pohuar shefi i saj, Albert Maurer, shkruan “ORF”, përcjell albinfo.ch.
Pesë personat e dyshuar janë të moshës në mes 15 dhe 18-vjeçare. Dy nga të dyshuarit janë kosovarë, një shtetas rus dhe dy të tjerë austriakë. Ata e kanë pranuar veprën dhe sulmin e kanë kryer për shkak të mungesës së parave.
Atëkohë, viktima ishte dërguar në spital me lëndime të rënda në kokë. Nëntëmbëdhjetëvjeçari edhe më tej gjendet nën përkujdesje mjekësore. Pesë sulmuesit e dyshuar janë burgosur dhe gjenden në burgun në Innsbruck, ndërsa ndaj tyre është urdhëruar masa e burgimit hetues.
Disa minuta më parë, të dyshuarit i kanë plaçkitur edhe katër adoleshentë të tjerë nën kërcënim, duke iu marrë gjësende me vlerë dhe cigare. Gjithashtu, pesë të dyshuarit natën e njëjtë, ata e kanë sulmuar një person në një lokal nate duke i shkaktuar lëndime.
Nga mesi i muajit shkurt, ata e kanë sulmuar edhe një person 39-vjeçar në Kufstein, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...