Policia ka arrestuar një nga dy autorët e grabitjes së disa shtetasve pakistanezë në Malsinë e Madhe.
Mësohet se në pranga ka rënë Albion Shabaj, 28-vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe. Ndërsa, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje.
Shtetasi Albion Shabaj, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, me një automjet në përdorim të tij, duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, në lagjen Pepaj, fshati Hot, Malësi e Madhe, nën kërcënimin e armës u kanë marrë disa shtetasëve pakistanezë 780 Euro, 2 aparate celularë, dhe 6 çanta shpine.
Gjithashtu, është sekuestruar automjeti me të cilin shtetasi i arrestuar po transportonte shtetasit e huaj. Policia bën me dije se po punohet edhe për gjetjen e automjetit tjetër.
28-vjeçari akuzohet për veprat penale të ‘vjedhjes me dhunë’ dhe ‘ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’./Opinion.al
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...