Grabitet posta në Krujë, policia arreston rojen

19:30 | 4 Nëntor 2019
Arbresh.info

Policia e Krujës ka arrestuar rojen e postës në këtë qytet.

Sipas bluve në pranga ka rënë B. P., 51 vjeç, banues në Durrës (me detyrë roje private pranë postës së Krujës).

Ky i fundit është arrestuar pasi mëngjesin e sotëm është grabitur kasaforta e postës, ndërsa 50-vjeçari pas marrjes djeni për ngjarjen nuk ka kryer sipas detyrimeve ligjore njoftimin e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, as në momentin kur patrulla e policisë ka kaluar dhe e ka pyetur nëse kishte ndonjë problem tek posta, me pretendimin se është kërcënuar nga autorët.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Krujë u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”, i shtetasit: – B. P., 51 vjeç, banues në Durrës (me detyrë roje private pranë postës së Krujës).

Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme është vjedhur me thyerje kasaforta e postës së Krujës, ku autorët kanë marrë një sasi lekësh dhe një sasi valute dhe më pas janë larguar. Roja private, shtetasi B. P., pas marrjes djeni për ngjarjen nuk ka kryer sipas detyrimeve ligjore njoftimin e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, as në momentin kur patrulla e policisë ka kaluar dhe e ka pyetur nëse kishte ndonjë problem tek posta, me pretendimin se është kërcënuar nga autorët.

Gjithashtu është shpallur në kërkim për “Shpërdorim detyre” dhe specialisti i sallës së SHPSF-ve, shtetasit S. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos njoftuar Policinë e Shtetit.

Një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për hetimin e vjedhjeve me dhunë dhe krimeve kundër pasurisë, po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Krujë për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme