Grabitet një supermarket në Elbasan

10:00 | 17 Maj 2019
Arbresh.info

Në orët e para të mëngjesit dy autorë të maskuar kanë hapur me forcë derën e një supermarketi në lagjen 5 Maji në Elbasan, në zonën e njohur si Ura e Bakallit.

Ata kanë arritur të marrin nga kasaforta rreth 200 mijë lekë të reja, të cilat ishin grumbulluar nga xhiroja ditore e supermarketit. Sipas policisë kanë qenë dy persona, njeri me kapele dhe tjetri me kapuç.

Policia është vënë në kërkim të tyre megjithatë ende nuk ka ndonjë gjurmë./ABC News

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme