Google ADS

Grabitet me armë kambisti në Cërrik

10:27 | 1 Shtator 2018
Arbresh.info

Në orët e para të mëngjesit një kambist është grabitur nga një person i armatosur dhe i maskuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:40 në lagjen nr.1, Cërrik , kur siç deklaron kambisti i grabitur, 51-vjeçari me inicialet A.N, në momentin që ka futur lekët në makinë, në afërsi të mjetit një person i pa maskuar dhe me një armë dyshohet pistoletë i ka kërkuar lekët, ku dhe i ka marrë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme