Grabitësit shqiptarë ndiqen në mes të natës për orë të tëra nga Policia italiane

10:12 | 25 Shkurt 2018
Arbresh.info

Natën e kaluar, pas një ndjekjeje të gjatë, që filloi në Lungarno Cellini dhe përfundoi në afërsi të Porta Romana, duke kaluar nëpër Viale Michelangelo, agjenttë e policsë së Firences arrestuan dy shqiptarë që pak më parë kishin kryer një grabitje në një lokal në rrugën St. Caterina D’Alessandria.

Ishte ora rreth 2:30 e natës kur në Shtabin e Policisë arriti një sinjalimi për një xham të thyer në rrugën S. Caterina D’Alessandria.

Agjentët e Policisë aktivizuan menjëhërë kamerat e vëshgimit të qytetit dhe panë se nga një bardhë e parkuar para lokalit, disa minuta para sinjalizimit, kishin zbritur dy subjektet në fjalë.

Njeri mori një dru, dërsa tjetri goditi derën prej xhami dhe hyri, mori kasën dhe u kthye në makinëme gjithë drurin për të ikur.

Pasi policia njoftoi me radio patrullat, pas një orë e kanë parë makinën e bardhë me tre persona në bord. Makina e dyshimtë, pasi ndoqi sheshin Ferruci, filloi të largohet me shpejtësi e ndjekur nga makina e Policisë.

Tek rotonda e Porta Romana, ajo u bllokua nga agjentët e shumtë të cilët arritën të kapin dy nga tre personat sepse njeri prej tyre arriti t’ia mbathë.

Brenda makinës u gjetën sendet e vjedhura, regjistratori i kasës së lokalit me 350 euro, që iu kthyen pronarit.

Të dy të rinjtë, 22 vjeçari i njohur për krime kundër pasurisë dhe 18-vjeçari janë dërguar në burgun Solliciano për t’iu dorëzuar drejtësisë. /syri.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme