Google ADS

Grabitën bankomatin në Tiranë, kamerat nxjerrin zbuluar rumunët

11:10 | 26 Korrik 2019
Arbresh.info

Policia e Shtetit ka finalizuar sot operacionin e koduar policor “Credit Card Fraud”, në fushën e krimit kibernetik duke arrestuar 2 shtetas rumunë si dhe proceduar penalisht një 1 tjetër.

Këtyre të fundit iu janë sekuestruar karta krediti të klonuara dhe pajisje të tjera që shërbenin për klonimin e kartave.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasve: A. B., 37 vjeç, banues në Rumani; C. M., 41 vjeç, banues në Rumani; Si dhe u procedua penalisht L. C., 38 vjeç, lindur dhe banues në Rumani;

Shtetasit e mësipërm dyshohet të jenë përfshirë në veprimtari kriminale të paligjshme, që ka ndodhur në këto rrethana:

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, një bankë shqiptare e nivelit të dytë ka bërë kallëzim penal se në ATM-të e saj persona të paidentifikuar kanë përdorur 10 karta të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe. Departamenti i kartave informon se procesori i tyre ka dhënë alert për disa veprime të dyshimta të kryera në ATM-të e kësaj banke.
Nisur nga kallëzimi i bërë, Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë regjistroi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë procedimin penal që u ndoq me metoda speciale të hetimit për dy javë.

Si rezultat i veprimeve të kryera, këqyrjes së pamjeve filmike dhe sistemit të hyrje daljeve, u identifikuan dy persona dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Qafë Thanë u bllokuan dhe u shoqëruan së bashku me shoferin e mjetit, me të cilin ata qarkullonin.

Nga veprimet hetimore u arrestuan shtetasit A. B. dhe C.M., ndërsa shtetasi L.C., u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve, u gjendën dhe u sekuestruan si prova materiale sendet e mëposhtme:

3 telefona të markave të ndryshme;

8 karta të ndryshme bankare; Një sasi parash;

Pajisje për shkrues kartash magnetike dhe një Laptop

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale ““Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim./BW

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme