Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ka dhënë një mesazh të qartë nga Shkodra, ku tha se Prokuroria e Posaçme duhet të lejohet të bëjë punën e vet. Teksa vlerësoi reformën në drejtësi, Gonzato theksoi se rezultatet e punës së SPAK, janë ato që janë pritur edhe nga BE.
Sipas ambasadorit, korrupsioni është pengesa kryesore e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.
“Ne nuk flasim për hetime që po zhvillohen, por mund të them se ajo që po ndodh është ajo që ne kemi pritur. Dhe natyrisht se Reforma në Drejtësi e vitit 2016 është duke funksionuar. Ne duhet të lejojmë SPAK të bëjë punën e vet, të krijojmë hapësirën qe ta bëjnë këtë. Në të njëjtën kohë mund të them se ndoshta ajo reforme siguron se sistemi gjyqësor është i pavarur, i pavarur nga ndikimi politik.
Dhe problemi që të gjithë e dimë që është pengesa kryesore e Shqipërisë në rrugën drejt BE është korrupsioni. Mendoj se është sinjal i mirë, unë besoj dhe shpresoj se SPAK do bëjë punën e tij. Por ne nuk duam të shikojmë aspektin ndëshkues, por edhe strukturën, atë mjedis që krijon këtë mundësi për korrupsion të adresohet”, u shpreh ai.
Deklarata e ambasadorit Gonzato është bërë në fund të një takimi të organizuara në Shkodër, në kuadër të programit “BE për bashkitë”, ku u analizuan arritjet e tre viteve të fundit në bashkitë ku u zbatua./rtsh.al/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale