Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me gomonen e gjetur më 8 tetor nga rojet bregdetare të Peloponezit, në të cilën ndodheshin 20 çanta me rreth 1.2 ton marijuanë me vlerë 6.7 milionë euro.
Sipas medieve greke gomonia rezulton të jetë nisur nga Vlora, ndërsa destinacioni i saj ishte shteti turk. Fakti që gomonia u ndoq nga autoritetet greke, bëri që drejtuesit të ndryshojnë rrugën dhe ta braktisin mjetin.
Mësohet se lënda narkotike u shkarkua në një zonë shkëmbore afër zonës së Gythios, ndërsa oficerët grekë të antidrogës arritën të lokalizonin dhe arrestonin dy drejtuesit e skafit. Në total janë arrestuar 3 persona, me precedent penal, 2 prej të cilëve janë shqiptarë.
Gomonia me kanabis u kap pak ditë më parë gjatë një kontrolli të policisë detare afër zonës së Gythios. Gjatë aksionit të ndalimit të gomones u përdor edhe një helikopter, i cili qëlloi dhe me breshëri plumbash në të, në mënyrë që trafikantët të ndalonin./lapsi.al
Belgjika përjeton një nga periudhat më të “errëta” nga munge...
Rikthehet në Operim Njësia B-1 në TC Kosova B
Dyshohen për grabitje të banesave, dy shqiptarë arrestohen n...
Aeroporti i Damaskut rihapet për herë të parë që nga rënia e...
Hamza premton sigurime shëndetësore, digjitalizim dhe sistem...
“Secila femër është e bukur në mënyrën e vet”, “për mua jo” ...