I ati i Kostandinos Kaçifas, i ka quajtur “gomerë”, efektivët e policisë që qëlluan mbi të birin duke e lënë të vdekur, gjatë shkëmbimit të zjarrit që ndodhi të dielën e 28 tetorit në Bularat.
Gjatë shërbimit përkujtimor një ditë pas funeralit, para banesës së fundit ku prehet i biri, Janis bëri një monolog që media greke “Espresso”, e cilëson si “i një heroi të tragjedisë antike”.

“Ç’doje të bëje biri im? Të mbeteshe i paharruar në kujtesën e 13.000 bijve, atë deshe të bëje biri im? Por ata maskarenjtë, gomerët e policisë të provokuan dhe ti qëllove në ajër dhe jo mbi ta. Ike dhe malet gjëmuan nga zhurma e armës tënde, në nder të të parëve të tu që luftuan fashizmin”, tha ai para varrit të të birit.
“Ti nuk e le frikën të të mposhtë biri im, si të tjerë si ne që kanë lepurin brenda. Ti e mposhte frikën për të mbrojtur të drejtat e minoritetit. Udhëtim i mbarë, fëmija im”, u shpreh Janis mes të tjerash./Panorama/
https://www.youtube.com/watch?v=oIB3MTwVURY
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza