Goditje për shkak të detyrës, arrestohet kryeinspektori në Vlorë

20:32 | 10 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Policia e Vlorës ka ndaluar kryeinspektorin e Drejtorisë së Inspektoriatit të Mjedisit, i akuzuar nga një vartës i tij për goditje gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Në pranga për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” ka rënë Ersid Hasanllari, 28-vjeçar i lindur në Skrapar dhe banues në Durrës, pasi një ditë më parë është kallëzuar penalisht nga 33-vjeçari E.B., me detyrë inspektor i Mjedisit në degën e Vlorës dhe banues në këtë qytet.

Sipas njoftimit të policisë, Ersid Hasanllari ka ofenduar përmes telefonit vartësin e tij, me pretendimin se nuk ka shkuar të vendosë një gjobë në një subjekt privat. Pas kësaj ka ardhur edhe konflikti fizik ndaj tij, duke e goditur me grushte.

Materialet hetimore, policia ia ka kaluar Prokurorisë, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike dhe celularët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme