Eurojust, Prokuroria e Firences dhe SPAK finalizuan këtë të hënë një operacion kundër një rrjeti ndërkombëtar të shpërndarjes së kokainës në Evropë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë.
Në kuadër të operacionit u lëshuan 83 urdhër-arreste në disa shtete, si Itali, Spanjë dhe Hollandë vende ku është zhvilluar aktiviteti kriminal.
Hetimi ka zgjatur për 2 vjet, ndërkohë që operacioni i koduar “Muratori” është ende në vijim.
Gjatë hetimeve janë zbuluar bunkier për fshehjen e lëndëve narkotike, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme droge si kokainë, heroinë, hashash e mariuanë, por edhe armë zjarri.
Operacioni është kryer edhe në shqipëri nën drejtimin e prokurorit të SPAK Vladimir Mara.
Përfaqësuesja e Prokurorisë së Firences deklaroi se gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 200 lloogari bankare, 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluaktshme dhe pasuri të tjera të krerëve të trafikut të kokainës.
“Kanë trafikuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike në të gjithë Europën. Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera të luajtshme”, tha ajo në një takim me përfaqësuesit e SPAK. /euronews/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...