Goditi me grusht Sali Berishën, Gjykata e Tiranës shtyn seancën për Gerti Shehun

11:26 | 30 Qershor 2023
L G

Shtyhet për në 20 korrik seanca në Gjykatën e Tiranës për Gerti Shehun i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha në 6 dhjetor të vitit të kaluar ditën ku në Tiranë mbahej Samiti i Bashkimit Evropian.

Shkak për shtyrje u bë mungesa në seancë e viktimës së veprës penale apo të dëmtuarit Sali Berisha.

Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik te Shehut, por në seancë duhet të dëgjohet edhe pretendimi i viktimës. Gjykata i ka dërguar sërish shkresë Berishës për t’u paraqitur. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme