Policia greke identifikon 5-vjet me pas shtetasin shqiptar që sulmoi ministrin e sotëm të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos.
Në vitin 2013, gjatë një marshimi në kujtim të viktimës së Agimit të Artë, Pavlos Fisas, shtetasi shqiptar qëlloi politikanin grek dhe u largua me shpejtësi.
Shqiptari është në arrest nga policia greke.
Ngjarja ndodhi me 18 shtator 2013 në Keracini, ndërsa sot shqiptari është 23 vjeç. Një grup personash sulmuan eskortën e ministrit Kamenos, ku mbeti i vrarë edhe këngëtari grek Pavlos Fyssas.
23-vjeçari shqiptar ishte pjesë e grupit të personave që sulmuan ministrin Kamenos. Shqiptari e goditi me grushta Kamenos dhe i dëmtoi dhe makinën me armë të ftohta. Kamenos pësoi lëndime të vogla./b.w
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...