Një 41-vjeçar nga Peqini është shpallur në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e tij, pasi ka qëlluar me thikë disa herë një person.
Policia thotë se janë referiar materialet në Prokurori dhe po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit K.C., 41 vjeç banues në Peqin.
“Ky shtetas, në Lagjen Xhami Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur disa herë me thikë shtetasin E.Sh., 61 vjeç banues në Peqin. Shtetasi E.Sh, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan, u dërgua për mjekim më të specializuar në Tiranë”, informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...