Goditet trafiku i drogës – Operacion i përbashkët i policisë shqiptare dhe italiane, katër persona në arrati

17:43 | 14 Maj 2024
E.H

Një operacion i përbashkët i Policisë së Shqipërisë me Policinë italiane ka goditur një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Sipas Policisë së Shtetit, operacioni iniciuar dhe aktualisht në zhvillim në Itali, ka për qëllim lokalizimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të bandës.

Ndërkohë rezulton se katër shtetas janë identifikuar dhe shpallur në kërkim, dy prej të cilëve vëllezër banues në Dibër, një 39-vjeçar banues në Tiranë dhe një 31-vjeçar banues në Vlorë.

Të 4 këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Vijojnë kërkimet, kontrollet dhe veprimet e tjera operacionale, të koordinuara me Policinë e Italisë, me qëllim lokalizimin dhe vënien në pranga të 4 shtetasve të shpallur në kërkim.

Ndërkohë nga hetimet u zbulua se grupi i trafikanteve përdornin një nëndetëse të vogël që e kontrollonin me telekomandë për transportin e lëndëve narkotike./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme