Prokuroria për Krime të Rënda në Shqipëri ka zbuluar një grup kriminal që merrej me kalimin e klandestinëve prej Lindjes së Mesme nga territori shqiptar për në Kosovë, e më tej, me destinacion final Austrinë dhe Gjermaninë.
Në kuadër të këtij hetimi, në datën 07.09.2017 janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit masat e sigurimit “arrest në burg” për 4 persona, si edhe janë ekzekutuar dy urdhra të tjerë ndalimi, të gjithë të lëshuar nga Prokuroria për Krime të Rënda.
Me arrestimin e 6 personave ditën e martë, numri i personave të arrestuar në kuadër të këtij grupi kriminal arrin në 18 të dyshuar, 12 prej të cilëve janë arrestuar në 4 episode të mëparshme. Ditën e djeshme janë arrestuar shtetasit: Ilirjan Miza, Erigenti Bezo, Julian Shahaolli, Flamur Hajdaraj. Si edhe janë ndaluar shtetasit: Genci Jazxhi dhe Elton Kupe
Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se këta shtetas, si edhe të tjerët e arrestuar më parë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin krijuar një linjë kalimi klandestinësh nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut nëpërmjet Greqisë, në Shqipëri-Kosovë-Serbi-Hungari-Austri-Gjermani.
Fillimisht, në bazë të hetimeve janë zbuluar 4 raste, ku, në mjete transporti, janë gjetur në total rreth 100 persona, kryesisht nga Siria. Këta shtetas të huaj janë gjetur në furgonë transporti në dy raste në Korçë dhe në dy raste të tjerë rrugës për në Kukës. Nga hetimit e kryera, ka dyshime të arsyetuara që shtetasit e arrestuar kanë realizuar transportimin e klandestinëve kundrejt shpërblimit prej 900 euro për person deri në Kosovë ose 1250 euro për person deri në Serbi, pasi 350 euro për person paguhet shoqëruesi i klandestinëve në Kosovë.
Nga pyetja e shtetasve klandestinë, me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, në prezencë edhe të njohësve të gjuhës arabe dhe turke, ata kanë deklaruar se, pasi janë larguar nga vendet e tyre të origjinës, kryesisht pjesa dërrmuese nga Siria, për arsye konfliktesh lufte dhe politike, kanë emigruar fillimisht në Turqi, një pjesë e tyre edhe kundrejt pagesës. Më pas në Greqi, kundrejt pagesave të bëra nga persona të ndryshëm që i kanë ndihmuar të kalojnë ilegalisht kufijtë mes këtyre shteteve. Pas një qëndrimi prej rreth 5-6 muajsh në Greqi, këta shtetas janë takuar me njëri-tjetrin në mënyrë rastësore, në kërkim të emigrimit drejt Gjermanisë dhe pasi kanë kontaktuar me persona të panjohur nga ata, janë organizuar nga këta të fundit për të kaluar kufirin në mënyre të paligjshme, duke udhëtuar me taksi nga qyteti i Selanikut dhe dyshohet se kanë mbërritur në afërsi të kufirit, mes rrethit të Devol lit dhe fshatrave grekë me automjete të drejtuara nga shtetas grekë, ku janë ndihmuar më pas nga persona të paidentifikuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e gjelbër për rreth dy ditë me këmbë e më pas janë transportuar në brendësi të territorit të rrethit të Devollit.
Destinacioni final i tyre ka qenë Gjermania, ku i prisnin të afërmit dhe familjarë të tyre, ndërsa udhëtimi i nisur nga Greqia ishte parashikuar paraprakisht sipas marrëveshjes së bërë më parë në Greqi, deri në Serbi, duke kaluar ilegalisht përmes territorit Shqiptar, duke u paguar organizatoreve pas mbërritjes së tyre një shume prej 1200 euro për person dhe gjysma e saj për fëmijët e vegjël.
Nisur nga hetimet e mësipërme, del qartë se kemi të bëjmë me një grup kriminal të mirëorganizuar dhe me ndarje rolesh, duke filluar nga gjetja e shtetasve të huaj nga Vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore që ndodhen në Greqi, transportimin e tyre deri në afërsi të kufirit greko-shqiptar në zonën kufitare të rrethit te Devollit, fshati Kostinec-Trestenik etj, më pas nëpërmjet shoqëruesve të ndryshëm kryhej kalimi i tyre në mënyrë të paligjshme nga kufiri i gjelbër, e prej andej realizohej transportimi në brendësi të territorit të rrethit të Devollit me automjete të ndryshme, strehimin e tyre për pak kohë në ambiente të braktisura në zonën e Devollit si edhe në banesa në Elbasan, dhe më pas transportimin e tyre drejt Tiranës ku strehoheshin dhe atje për pak kohë në banesa në zonën e Laknasit, Kamëz, Tiranë e me andej transportoheshin në drejtim të Morinës, Kukës për t’u kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelb? ?r për në Kosovë, Serbi, Hungari, me destinacion përfundimtar Austri, Gjermani etj, kundrejt pagesave deri në shumën 1250 euro për person, që andej sipas roleve që kishte secili në këtë grup kriminal.
Në muajin Shtator 2016, në funksion të këtij procedimi penal, janë arrestuar në 4 episode të ndryshme, shtetasit: Jani Shabani, Riza Hasani, Leonard Jaçellari, Arsen Çekiçi, Vasil Kuburja, Edmont Aalishallari, Armant Mehmeti, Alekandër Lata, Zeqir Bajrami, Shefqet Velaj, Gjerard Markaj, si edhe Fatmir Hajdaraj.
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...