Policia e Vlorës, Forcat Operacionale FNSH dhe Shqiponjat kanë zhvilluar një aksion në qytetin e Vlorës sa i përket personave me rrezikshmëri të lartë kriminale në qytet.
Aksioni është zhvilluar gjatë mbrëmjes të së mërkurës, por ka vazhduar dhe gjatë kësaj të enjteje në disa banesa në qytet.
Policia bën me dije se gjatë kontrolleve, ka arrestuar një person i cili ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, ndërkohë që janë shpallur në kërkim katër persona të tjerë, të pestë pjesëtarë të një grupi kriminal me aktivitet në fushën e krimeve kundër personit.
Policia ka sekuestruar municion luftarak, jelek antiplumb, targa automjetesh të vjedhura, një shumë parash, veshje dhe radio si të Policisë. Sendet e kundërligjshme u gjetën në banesën dhe në biznesin e dy prej këtyre shtetasve. /arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...