Policia e Lushnjës në bashkëpunim me atë të Fierit kanë goditur një grup kriminal në fushën e narkotikëve, në operacionin e koduar “Mërtishi”. Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi lënde narkotike, 800.00 lekë të rinj dhe automjeti tip furgon me të cilën autorët shpërndanin drogën
Në pranga kanë rënë; Ligor Mihali, 63 vjeç, Julian Mihali, 37 vjeç, Ermal Mihali, 35 vjeç, të tre banues në Mërtish dhe Edi Dhori, 40 vjeç, banues në Divjakë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre aparate celularë dhe automjeti tip furgon me të cilin dyshohet se këta shtetas kryenin transportin e lëndës narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim./lapsi.al/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...