Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, i cili drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë, të identifikuar si Albert dhe Roland Turja. Janë lëshuar 30 masa paraprake, kryesisht për shqiptarë, rumunë dhe italianë. Këta të fundit ishin përfaqësues të ‘ndrina Molè’ , një bandë kalabreze.
Në përfundim të hetimeve që nisën në vitin 2021, të mërkurën e 7 nëntorit, u ekzekutuan 30 masa midis Toskanës, Kalabrisë, Lazios, Pulias, Kampanisë dhe Lombardisë. 23 të akuzuar u lanë në burg ndërsa 6 të tjerë në arrest shtëpie. Menaxher i operacioneve ishte 44 vjeçari shqiptar Albert Turja.
Ngarkesat e kokainës vinin nga Kolumbia drejt Italisë nëpërmjet detit nga Ekuadori, të fshehura mes arkave me banane ose fruta të tjera ekzotike. Porti i Livornos në Itali shërbente si një “qendër”, ku ndërhynin disa nga të përfshirët, për të bërë të mundur kalimin e tyre.
Sipas prokurorisë italiane, për të menaxhuar trafikun e drogës që do të importohej në Itali, u përfshinë eksponentë të Ndrangheta, Camorra dhe një bande shqiptare që kishte degë në Belgjikë, Shqipëri, Francë dhe Gjermani, si dhe në Kolumbi dhe Ekuador.
44 vjeçari shqiptar akuzohet si organizatori i “degës” toskane të bandës, ai që nëpërmjet një kriptofoni mbante kontakte telefonike me agjentët në Ekuador, ata që financonin blerjen e drogës direkt në Kolumbi, dhe mbi të gjitha ishte ai, sipas asaj që doli nga hetimet e prokurorisë antimafia, për të menaxhuar momentin më delikat të importit të drogës, atë të “daljes” nga porti.
Nga përgjimet rezultoi se vëllezërit Turja kishin bashkëpunëtorë brenda portit të Livornos, të cilët mund të kontrollonin se ku ndodhej kontejneri për të cilin ishin të interesuar, por ende nuk janë identifikuar./abcnews.al
Ronaldo sfidon të ftohtit, shpërndanë video duke u larë në t...
Hamza uron Krishtlindjet: Urime Ipeshkvisë së Kosovës dhe të...
Rrëfime dhe lojëra- flirtime/ Sonte nata e dytë e Big Brothe...
Haaland totalisht jashtë forme, Guardiola i del në mbrojtje ...
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...