Policia greke ka goditur një grup të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e Megaron në Athinë. Fillimisht policia ka goditur një grup shpërndarjeje në 27 qershor 2023, ku u arrestuan 2 persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, por informacionet e policisë zbuluan se ata nuk ishin të vetmit persona që përbënin grupin kriminal.
Sipas policisë greke, nën drejtimin e 30 vjeçarit shqiptar Armando Bregasi vepronte një linjë tjetër e këtij grupi. Policia greke në tetor 2023 vuri në përgjim 3 numra celulari, prej të cilave dyshohej se kryhej shpërndarje narkotikësh. Përdorues të këtyre numrave u identifikuan Ardiano Xhangollari, 44 vjeç dhe Manuel Toska, 35 vjeç.
Si bashkëpunëtorë të dy shqiptarëve, hetimet zbuluan edhe emrat e shqiptarëve Armando Bregasi, 30 vjeç, Kozeta Bregasi, 52 vjeçe, Enis Morava, 39 vjeç, Euklid Ago, 35 vjeç dhe Arben Memajdini, 40 vjeç, të grekut Vasileios Dhiamantopoulos, 35 vjeç por u zbulua gjithashtu edhe veprimtaria e një shtetasi ende të paidentifikuar.
Nga hetimet rezultoi se anëtarët e këtij grupi kriminal, merren me shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht sasi kokaine, me qëllim përfitime të paligjshme financiare, të cilat më pas i legalizojnë nëpërmjet bizneseve të mbajtura nga kreu i grupit dhe anëtarët kryesorë, përfshirë karburante.
Gjatë operacionit policor të kryer nga policia e Megaron në bashkëpunim me skuadrën OPKE dhe me ndihmën e qenve nuhatës, u kontrolluan 5 banesa të Armando dhe Kozeta Bregasit, Ardiano Xhangollarit, Manuel Toskës, Arben Memajdinit dhe Vasileios Dhiamantopoulos dhe bizneset e Armando Bregasit e Ardiano Xhangollarit.
Nga kontrollet u sekuestruan 219 gram kokainë, 180 gram marijuanë, barna, 22 mijë 460 euro, 50 paund, pistoletë me ajër, 8 celularë, 3 peshore elektronike, karta dhe libreza bankare, shkrime dore si dhe automjetet luksoze 2 “Audi Q5” dhe 1 “VW Golf” si dhe 2 motorra.
Gjatë operacionit u arrestuan Armando Bregasi, Kozeta Bregasi, Ardiani Xhangollari, Manuel Toska dhe Vasileios Dhiamantopoulos ndërsa u shpallën në kërkim Enis Morava, Euklid Ago dhe Arben Memajdini. Ky i fundit, banues në Sarandë, rezulton i arrestuar edhe në vitin 2016 në Gjirokastër me 5.3 kg marijuanë./abcnews.al
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...