Drejtësia belge ka goditur një bandë shqiptare të trafikut të kokainës duke arrestuar 11 persona, nga të cilët 9 janë burra dhe 2 gra. Njëri prej tyre është i plagosur në gjendje të rëndë në spital.
Në momentin që policia nisi bastisjen në disa lokale dhe shtëpi, njëri nga shqiptarët tentoi që të arratisej duke u larguar nga çatia e një banese, por ra nga lartësia duke u dëmtuar rëndë.
Nga operacioni u sekuestruan 100 mijë €, 20 kg kokainë me një vlerë tregu prej një milion euro dhe disa makina. Operacioni u shtri në Grimbergen dhe në Bruksel. Banda akuzohet për trafik kokaine në Itali dhe shtete të tjera në Europë.
Në dosje do të hetohet edhe lidhja e mundshme e kësaj bande me vrasjen e një shqiptari në Strombeek në muajin prill të këtij viti./lapsi/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...