Google ADS

Goditën me shuplakë të miturin gjatë arrestimit, pezullohen nga puna tre policë në Tiranë

16:57 | 30 Dhjetor 2024
E.H

Drejtori i Policisë së Tiranës bën me dije se ka pezulluar nga detyra 3 efektivë policie të cilët arrestuan një 15 vjeçar që qarkullonte i armatosur me pistoletë.

Sipas të dhënave paraprake, raporton A2, pezullimi i efektivëve ka ardhur për shkak të dhunës që ata kanë ushtruar ndaj të miturit në momentin e arrestimit, ndonëse e kishin neutralizuar.

Kështu, në lidhje me ngjarjen e regjistruar në Fushë-Mëzez u pezulluan inspektorët R.H. dhe B.A. dhe nënkomisari A.K.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme