I ofruan ryshfet punonjësve të policisë rrugore për të shmangur masat administrative, arrestohen dy drejtues të automjeteve në Kavajë, shkruan Arbresh.info
Shërbimet e Policisë Rrugore në flagrancë kanë arrestuar T.S. 29 vjeç banues në Elbasan, po ashtu edhe E.P, 30 vjeç, banues në Kavajë.
Tek këta dy persona që janë arrestuar si provë material materiale janë sekuestruar tre kartëmonedha, një me prerje 1000 Lekë të reja dhe dy me prerje 500 Lekë të reja.
Këto material kaluan në Prokurori pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal./Arbresh.info/
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita