Duket se njësoj si vitet më parë, edhe këtë fundvit, Shqipëria do hasë sërish probleme me energjinë elektrike.
Aktualisht gjysma e Tiranës është pa energjie elektrike prej më shumë se 30 minutash.
Pa energji elektrike mësohet se është Rruga Bardhyl, zona e Brrylit, tek Materniteti i ri, Ali Demit, Shkoza dhe fshatrat përreth.
OSHEE ka reaguar mbrëmjen e sotme dhe ka shpjeguar se bëhet fjalë për një defekt në nënstacionin e ish-uzinës traktori.
“Për shkak të një defekti në rrjetin 110 kV te OST, ka mbetur pa punë nënstacioni i Traktorëve, duke lënë pa energji elektrike zonën përreth.
Aktualisht brigadat e OST janë duke punuar me manovrimin e linjave, për t’i dhënë energji nënstacionit në drejtim tjetër” thotë OSHEE. /albeu.com/
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...