Nxënësit shqiptarë mësojnë më shumë përmendësh sesa zhvillojnë të menduarin kritik. Specialistët e arsimit e vënë në dukje këtë si një ndër problematikat e arsimit fillor në vend pasi kanë testuar njohuritë e nxënësve të klasave të pesta.
Vlerësimi ka nxjerrë në pah se vetëm 7.4% e nxënësve kanë njohuri të nivelit në lëndët bazë.
Nga rreth 34 mijë nxënës të klasave të pesta vetëm 2 mijë e 500 njohin shumë mirë gjuhën shqipe, matematikën dhe diturinë. Testimi i Ministrisë së Arsimit, realizuar gjatë vitit shkollor 2015- 2016 në lëndët bazë, ka nxjerrë në pah se rreth 44% e nxënësve zotërojnë njohuri të nivelit të ulët, 49% të nivelit mesatar dhe vetëm 7.4% të nivelit të lartë. Ndër faktorët kyç për një rezultat të tillë veç punës së mësuesve renditen edhe numri i nxënësve në klasa dhe niveli social-ekonomik i tyre.
Në lëndën e matematikës nxënësit hasin vështirësitë më të mëdha në shtrimin, zgjidhjen e problemave dhe gjeometri. Në gjuhë shqipe parapëlqejnë të zgjedhin përgjigjet e gatshme më shumë se sa ti modelojnë vetë ato. Përfundimet e vlerësimit të arritjeve vënë në dukje punën e pakët që zhvillojnë mësuesit në drejtim të aftësisë së të shkruarit.
Rezultate më larta në testim kanë arritur vajzat. Nxënësit e shkollave të qytetit janë paraqitur me mirë se sa ato në fshat. Ndërsa arritjet në shkollat private janë më të larta se ato në shkollat publike./abcnews/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...