Mjafton të kërkosh në internet për gjyqtarin Shkëlzen Selimi dhe aty konstaton denoncime pa fund të medias për vendimet gjyqësore dhe pasuritë përrallore të gjyqtarit të lartë.
I denoncuar shpesh edhe nga politika për vendime, si ai për Gërdecin dhe për 21 Janarin, gjyqtari Shkëlzen Selimi është denoncuar edhe nga Kryeministri Rama.
Në shtator 2017, Kryeministri tregon për një pikë karburanti në të cilën Shkëlzen Selimi është pronar në qytetin ku ai ishte gjyqtar dhe prej nga u katapultua çuditshëm direkt në shkallën e tretë të gjyqësorit.
“Kontestimi i palës së dëmtuar ka rënë në duart e një gjykatësi që është shumë i njohur për vendime skandaloze rritjesh të çmimeve të shpronësimit të Qeverive, i cili është gjykatësi që ka arritur në pikën që të japë një vendim ekzemplar për historinë e jurisprudencës botërore, duke ndaluar shpronësimin për interes publik të një pike karburanti mu në aksin e Lungomares në Vlorë”, deklaronte Kryeministri në atë kohë.
Prej kësaj pike karburanti, Shkëlzen Selimi, që duhet të ishte njeriu i drejtësisë, ka fituar prej saj si asnjë qytetar tjetër. Në Apelin Administrativ, ku Shkëlzen Selimi ka bashkëshorte gjyqtaren, Rilinda Selimin, gjyqi i tij u zhvillua për pesë muaj.
Në mënyre të çuditshme vendimin pro padisë së gjyqtarit Selimi, i cili ka paditur Këshillin e Ministrave për pikën e karburantit e ka dhënë shoqja e bashkëshortes së gjyqtarit Selimi.
Ky vendim i shpejtë pro padisë së Shkëlzen Selimit u dha në kohën kur dhjetra qytetarë prisnin në radhë për të marrë drejtësi, ndërsa Gjykata Administrative kishte deklaruar stok çështjesh.
Gjyqtari i lartë u privilegjua më tej edhe në Gjykatën e Lartë, ku ai është gjyqtar. E njëjta çështje kaloi shumë shpejt për gjykim dhe brenda pesë muajve ai mori drejtësi në një kohë që 21 mijë qytetarë nuk kanë asnjë shpresë të dalin për gjykim.
Çështja e Shkëlzen Selimit u regjistrua në mars 2016 dhe për të u dha drejtësi aq shpejt sa do të ëndërronte çdo shqiptar, në qershor 2016.
Shkëlzen Selimi ka një rritje pasurie prej 96 për qind, pavarësisht se ka të ardhura vjetore 15 milionë lekë të vjetra në vit.
Depozitat e tij numërojnë një pasuri prej 370 milionë lekë. Ai konsiderohet në top listën e gjyqtarëve më të pasur dhe që deklaron se pjesën më të madhe të pasurive e ka nga qiratë, një pikë kjo ku po hetojnë imtësisht mes të tjerash edhe organet e vettingut./ Top Channel
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...