Gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar janë ankuar në përfundim të seancave se provat e tyre nuk janë konsideruar nga organet e Vetting-ut. Por të gjithë kanë zgjedhur rrugën administrative që është apelimi në shkallën e dyte të Vetting-ut.
Gjyqtari i lartë, Artan Broci i pakonfirmuar nga KPK dhe prej tre muajsh i pezulluar nga detyra , ka vendosur t’i ezaurojë të dyja rrugët. Spas një burimi pranë Prokurorisë së kryeqytetit, Brozi ka dorëzuar një kallëzim penal duke sjellë edhe angazhimin e prokurorit Ylli Bashaj që ka regjistruar menjëherë procedimin penal për veprën e falsifikimit komjuterikm raporton Top Channel.
Duke ju referuar kallëzimit të ish-gjyqtarit të lartë, Prokuroria thotë se gjatë procesit të Vetting-ut KPK i ka kërkuar shpjegime Brocit edhe për një pronë që sipas materialeve të dorëzuara nga OShEE dhe UKT i përkiste Brocit. Por në fakt kjo pronë që gjendet në rrugën e Dibrës rezulton se është në pronësi të Adriatik Buzalit, ndërkohë që ka dyshime se në sistemin kompjuterik, në mënyrë fiktive, janë hedhur të dhënat personale të Artan Brocit.
Prokuroria thotë se ka dyshime se në fakt gjyqtari ka kryer përditësimin e të dhënave personale me UKT dhe OSHEE për pronën e vërtetë që ai ka në “Don Bosko”, ndërkohë që të dhënat e përditësuara janë transferuar njëkohësisht edhe për një pronë që nuk i përket shtetasit në fjalë.
Ndërsa pret të dalë para shkallës së dytë, Brozi ka kundërshtuar edhe përbërjen e shkallës së dytë të Vetting-ut. Siç thotë një burim pranë KPA, Artan Broci ka kërkuar largimin nga trupa të gjyqtarëve Ina Rama e Sokol Çomo. Për të parën, me argumentin se është shprehur kundër kthimit të saj në gjyqësor, atëherë kur Broci ishte anëtar i KLD dhe Ina Rama kishte lënë detyrën e Prokurores së Përgjithshme. Ndërsa për Sokol Çomon kundërshtohet angazhimi i tij, për shkak të një debati në vitin 2006, atëherë kur Artan Broci garoi për të marrë detyrën e kryetarit të Gjykatës së Tiranës, por që u rrëzua me votë nga Çomo. Për këtë kërkesë është hedhur shorti në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe një trupë tjetër do ta shqyrtojë./TCH/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...