Ish-Avokatja e Përgjithshme e Shtetit Ledina Mandia, duke folur për çështjen e Shqipërisë në arbitrazh përballë biznesmenit Franceso Becchetti, tha se shteti ynë ka edhe tre çështje të tjera me këtë biznesmen, dy prej të cilave në arbitrazhin tregtar.
“Është konsideruar cenim investimi ndaj investitorit të huaj, dy çështje janë në Paris dhe një në Strasburg, arbitrazh tregtar”, tha Mandija në Opinion.
E pyetur për mbrojtjen e Shqipërisë në këto procese, ajo u shpreh se në rastin e Bechettit janë paguar rreth 4 milionë euro.
“Në bazë të ligjit, Shqipëria përfaqësohet nga ana e Avokatit të Shtetit. Në momentin që Avokati i Shtetit nuk mundet, atëherë kjo bëhet përmes avokatëve të huaj që kontraktohen nga ana e shtetit shqiptar. Ne rastin e zotit Becchetti, në arbitrazhin e investimeve është kontraktuar një studio angleze e cila ka kontraktuar një studio shqiptare dhe që janë paguar rreth 4 milionë euro”./abcnews/
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit