Google ADS

Gjylameti: S’ka pushtet me marrëveshje në tavolinë dhe me molotov

16:41 | 6 Qershor 2019
Arbresh.info

E ftuar në studion e Top Talk deputetja e PS, Blerina Gjylameti theksoi se opozita ka zgjedhur një rrugë pa krye dhe kanë lënë në mes kontratën me qytetarët. Por ajo ka edhe një apel për PD-LSI e partitë e tjera që kanë zgjedhur të mos hyjnë në zgjedhje.

Sipas Gjylametit, mazhoranca i është drejtuar herëpashere opozitës jashtëparlamentare për të dialoguar për të dalë nga kjo situatë, por rruga që ajo ka zgjedhur është ajo e dhunës.

“Herëpashere u kemi drejtuar ftesa për të dialogur liderëve të opozitës për të pasur një proces sa më transparent. Në aspektin e tyre ata kanë zgjedhur një lloj rruge, e cila është pa krye. Kanë lënë në mes kontratën me qytetarët. Nuk mund të bindësh një drejtues opozite që mendon se mund të vijë në pushtet me marrëveshjet në tavolinë, ose përmes molotovit dhe dhunës. PD dhe LSI që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje u bëj apel që të kuptojnë që në pushtet nuk vihet përmes dhunës dhe marrëveshjeve në tavolinë. Vihet përmes një alternative më të mirë qeverisëse dhe nëpërmjet qytetarëve që iu besojnë”, tha Gjylameti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme