Google ADS

Gjykata rrëzon Ilir Beqajn, ish ministri kërkoi materialin hetimor pa kryer pagesën në sekretari

14:04 | 11 Mars 2024
KRG

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ky i fundit, kishte kërkuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), që t’i vihej në dispozicion materiali hetimor pa kryer pagesë në sekretari.

 

Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre. Ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Masat e sigurisë u miratuan nga GJKKO më 16 nëntor.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga Prokurorisë së Posaçme kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.abcnews.al/

Të ngjashme