Gjykata e Apelit ka vendosur “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën, pronarin e ish-lokalit Panorama në Vlorë.
Kokëdhima akuzohet për dhunë ndaj turistëve.
Ish pronari i lokalit “Panorama”, sulmoi mjetin me të cilin lëviznin 2 turistët spanjollë së bashku me dy shqiptarë, pak pasi ata u larguan se nuk ishin të kënaqur me shërbimin e ofruar.
Video u bë virale në rrjet, ku për këtë situatë aspak të këndëshme kanë shkruar dhe mediat e huaja.
Lokali rezultoi të ishte pa leje dhe u shemb vetëm 2 ditë pasi skandali doli sheshit.
Në dalejn e parë para gjykatës, Kokëdhima u shpreh se kishte mik kryeministrin Rama. Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka bërë asnjë gjë t’i sulmojë ata.
“U mundova t’i ndaloja. Ata nisën makinën dhe desh më shtypën. Ju luta gjithë rrugës të ndalonin, por ata nuk ndaluan. Kur ndaluan zbrita nga makina dhe shkova vetë lajmërova policinë dhe shkova në polici.
Më morën zvarrë me makinë. Ç’është kjo punë, nuk kam prekur njeri me dorë. Ku janë faktet që i preka me dorë? Më rrëzuan në Qeparo nga makina. Si ka mundësi, unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar, por për tu mbajtur. Unë u mora targën, telefonaova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në kroskot. Kam dy fëmijë në shkollë në Gjermani. Ne vetëm dy muaj punojmë. Më lini të punoj”, – tha Kokëdhima teksa u dakordësua me kërkesën e avokatit për tu hetuar në liri me garanci pasurore.
Por ne video Mihal Kokëdhima shfaqet mbi kofanon e furgonit në ecje, nga Porto Palermo deri në Qeparo ku gjithë kohës qëllon me grushte xhamin e përparmë të cilin e theu. Ai vërtet u kërkon turistëve dhe shqiptarëve që ishin në makina që ta ndalin furgonin kur situata për të bëhet e vështirë, por edhe kur zbret nga kofano ai tenton të hapë derën e shoferit dhe teksa makina largohet me shpejtësi, ai godet sërish me grushte furgonin./Albeu.com
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...