Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Klajdi Shundin, i cili në gjendje të dehur ka qëlluar me thikë kunatin e tij, shtetasin Vladimir Zvezhda, mëngjesin e 1 janarit.
Ky i fundit ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.
Masa e sigurisë për 34-vjeçarin u mor sot ndaj tij, 3 janar.
Ai akuzohet për vrasje për shkak të rrethanave familjare.
Para gjykatës, Shundi ka pretenduar se nuk mbante mend asnjë gjë nga ngjarja, ndërsa me viktimën ka patur marrëdhënie të mira.
Të njëjtën gjë konfirmoi edhe avokati i autorit, Andi Skënderi.
“Viktima dhe autori kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera, të pranuara edhe nga autori para gjykatës. Ngjarja ka ndodhur pas konfliktit që viktima ka patur me bashkëshorten që është dhe motra e autorit. Mbesat kur kanë parë nënën të dhunuar kanë njoftuar dajën.
Ai ka zbritur në mënyre të menjëhershme, ka patur thikën në dorë dhe nuk mban mend se si ka ndodhur. Presim ekspertizën në lidhje me gjendjen psikologjike të autorit dhe faktin nëse do provohet që shkaktar ka qenë dehja. Për ne vepra penale e prokurorisë nuk qëndron, për ne është plagosje e rëndë me pasojë vdekjen.”
Përplasen Driloni e Sara, ”Lëri njerëzit e tjerë rehat”, ”Ed...
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...