Google ADS

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për fondet e partive të vogla

00:00 | 20 Korrik 2021
A. B.

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur ditën e sotme vendimin dhënë disa javë më parë për kërkesën e partive të vogëla në lidhje me ndarjen e fondeve elektorale.

Pesë partitë e vogla aleate të Lulzim Bashës, konkretisht Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Demokristiane e Shqipërisë, i kërkuan Gjykatës Kushtetuese që të shfuqizojë një fjali ne nenin 88, ne menyre qe partite e e vogela te marrin me shume para nga fondet e partive politike.

Sipas nenit ne fuqi, nëse nje parti e vogel ka fituar një deputet; kur te ndahet fondi i buxhetit të shtetit ajo merr mbështetje financiare vetëm për 10 mijë vota, pavarësisht se kandidatët e saj ne listat jo fituese mund të kenë marrë me mijëra vota të tjera. Pikerisht kete kundershtuan dhe aleatet e Bashes.

Mirëpo, Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e pranojë kërkesën e partive të vogla. Në datë 29 qershor, Gjykata Kushtetuese rrëzoi këtë kërkesë, ndërkohë ditën e sotme ka publikuar dhe arsyet e këtij vendimi.

Në vendimin e saj të zbardhur, Gjykata Kushtetuese bën me dije se vetëm Partia Republikane e ka ndjekur seancën publike, ndërsa partite e tjera nuk kanë marrë pjesë pavarësisht se u njoftuan.

“Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Demokristiane e Shqipërisë (kërkueset), tё cilat janё regjistruar për të marrё pjesё nё zgjedhjet e pёrgjithshme tё datёs 25 prill 2021 i janë drejtuar në datën 12.02.2021 Gjykatës Kushtetuese(Gjykata), duke kërkuar shfuqizimin e fjalisë së dytë të paragrafit të tretë të nenit 88 të ligjit nr. 118/2020 me përmbajtjen:“Për partitë pjesëtare në koalicion, numri i votave të vlefshme takuese përllogaritet duke mbledhur mesataren e votave për mandat për çdo kandidat të zgjedhur nga radhët e tyre”.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese në datën 02.04.2021, vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim paraprak në Mbledhjen e Gjyqtarëve, e cila në datën 21.04.2021 vendosi kalimin e saj në seancë plenare publike. Zgjedhjet e pёrgjithshme parlamentare u zhvilluan nё datёn 25 prill 2021. Tё pesta kёrkueset kanё marrё pjesё nё zgjedhje si pjesё e koalicionit PD-AN. Gjatë seancës plenare publike për subjektet kërkuese në gjykimin kushtetues, u paraqit vetëm Partia Republikane. Kërkueset e tjera, megjithëse morën dijeni rregullisht për zhvillimin e seancës, nuk u paraqitën dhe as depozituan parashtrime me shkrim,” thuhet ndër të tjera në shpjegimin e gjatë të GJK-së.

V E N D O S I:

-Rrëzimin e kërkesës.

-Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Marrë më 29.06.2021

Shpallur më 19.07.2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme