Për herë të dytë Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve, që konsideron si antikushtetues Ligjin për Vetingun.
Shkak është bërë përfaqësimi ligjor i Unionit në Kushtetuese.
Vetë gjyqtarët që çdo ditë shqyrtojnë çështje në Gjykata, nga padija, pakujdesia apo qëllimisht, kishin dërguar në Gjykatën më të lartë në vend, një avokat i cili kishte licencë të referonte vetëm në dy shkallët e para të gjyqësorit, por jo në Kushtetuese.
Për deputeten socialiste Vasilika Hysi, Gjykata Kushtetuese nuk mundet të pranojë këtë nivel përfaqësimi.
Hysi tha se nuk mund të paragjykojë vendimin që do të marrë Kushtetuesja, por kujtoi se e njëjta Gjykatë i ka rrëzuar më parë goditjet që i janë bërë ligjit të vettingut.
Mbledhja e radhës ku pritet që Kushtetuesja të marrë një vendim, do të zhvillohet të hënën e ardhshme.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut