Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe do i drejtohet për opinion Komisionit të Venecias para se të marrë vendimin.
Ditën e sotme ka vijuar seanca në Gjykatën Kushtetuese për 9 orë, ku palët patën mundësi të shpreheshin dhe të sillnin argumentat e tyre në favor të pretendimeve.
Tashmë palët kanë të drejtë të depozitojnë në Komisionin e Venecias vetëm nga një pyetje në lidhje me vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Rikujtojmë se mazhoranca u përplas ashpër politikisht me Presidentin Meta pasi ky i fundit vendosi të dekretojë anullimin e datës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 dhe të dekretonte një datë të re pak muaj më vonë, për shkak se opozita kishte bojkotuar zgjedhjet.
Mazhoranca nuk ra dakord me Presidentin dhe vendosi të hyjë e vetme ne zgjedhje. Ccështja mes tyre përfundoi në Gjykatën Kushtetuese, e cila u krijua në fund të vitit 2020.
Gjykata Kushtetuese po shqyrton gjithashtu edhe padinë e Voltana Ademit kundër Bindjes Demokratike, që sipas saj u regjistrua me vonesë për sa i përket 30 qershorit.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...