Në një deklaratë për mediat nga Elbasani, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh se mbështet pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.
“Uroj që të kemi kuptuar rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij institucioni për të mbrojtur interesin kombëtar, publik. Mbështes pavarësinë e këtij institucioni. Nuk ekziston asnjë tërheqje nga ana e presidentit për sa i takon kushtetueshmërisë së procesit, ka mangësi nga pikëpamja e ligjit dhe në shumë aspekte të tjera, çdo spekulim për të krahasuar situatën aktuale me atë kur ndodhi përplasja midis presidentit në të kaluar me parlamentin dhe ish-kreun e KED-së, sepse në atë rast kishim përpjekje për të rrëmbyer në mënyrë mafioze një anëtar të gjykatës kushtetuese që i takon presidentit, për ta marrë mazhoranca për llogari të saj, për të kapur Gjykatën Kushtetuese, për këtë Komisioni i Venecias ka folur tepër qartë ndaj këtij incidenti që u bë i qëllimshëm dhe presidenti ka vepruar në mënyrën më të shpejtë të mundshme, kur KED i ka propozuar për vakancat që i takojnë presidentit. Presidenti ka qenë bashkëpunues, është bllokuar 3 herë KED-ja nga mazhoranca në të kaluarën. Falenderoj Bundestagun që vendosi si kusht bërjen funksionale të gjykatës kushtetuese që u ndoq edhe nga parlamenti evropian dhe vend t anëtare dhe ky është një proces që vazhdon, bërja funksionale e gjykatës kushtetuese. Ju e patë që në Kosovë pati një zhvillim interesant dhe duhet të synojmë të kemi një gjykatë të pavarur nga politika, që udhëhiqet vetëm nga interesi kombëtar”.
Më tej, Meta u pyet sa i takon ekonomisë së familjeve shqiptare në këtë fundvit, pyetje së cilës iu përgjigj:
“Nuk do doja që në këtë fundvit të përmendja bilancin ekonomik të familjeve shqiptare; sa më shumë shpresë, të jetë një vit i ri më i mirë në pikëpamje të shëndetit, sepse shumë familje po ndeshen me vështirësi në këtë plan”, duke e përmbyllur fjalën e tij me një urim për Krishtlindjen./TCH
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia