Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin lidhur me ankimin e depozituar nga kryedemokrati Sali Berisha, përsa i takon dy masave të para të SPAK ndaj tij, asaj “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”, për të cilat, sipas Berishës, Prokuroria Speciale anashkaloi autorizimin nga Kuvendi.
Sipas interpretimit të ‘Kushtetueses’, SPAK nuk kishte nevojë për autorizimin e Kuvendit, për masat e vendosura ndaj ish-kryeministrit.
Por nga ana tjetër Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën e Berishës për pezullimin e vendimit të SPAK për ndalim të daljes jashtë shtetit të kryedemokratit, përmes konfiskimit të pasaportës.
Megjithatë, pavarësisht heqjes së ndalimit jashtë shtetit, ish-kryeministri nuk mund të dalë nga banesa për shkak të masës “arrest me burg”.
Po ashtu, Gjykata Kushtetuese e konsideron si proporcionale masën “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj ish-kreut të ekzekutivit./A2 CNN
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...