Gjykata jep masën për pjestarin e ISIS-it nga Rusia, si u fut në Shqipëri

17:39 | 14 Korrik 2019
Arbresh Info

Gjykata e Durrësi ka vendosur masën “arrest me burg” për 34-vjeçarin rus që u arrestua pak ditë më parë.

Rasul Mislaev, është lënë në qeli pasi autoritetet ruse e akuzojnë për terrorist dhe kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

Si hyri në Shqipëri

34-vjeçari Rasul Mislaev, ka hyrë në Shqipëri 4 muaj më parë nga pika kufitare e Kakavijës. Ka qëndruar në qendrën e azilit në Karrec, në qytetin e Korçës. Arrestimi i tij është bërë një natë më parë, pasi Interpol Rusia dërgoi të dhënat e sakta.

Mislaev ka hyrë në Shqipëri bashkë me disa emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme. Ai ra në sy të autoriteteve shqiptare, pasi nuk kishte asnjë mjet identifikimi dhe u krijuan dyshimet se mund të ishte terrorist.

Në Qershor të vitit 2013 Rasul Mislaev, është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Rasul Mislaev ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër – arrestin për këtë shtetas, për veprën penale0 “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus.

Mediat botërore i kanë dhënë jehonë lajmit të arrestimit. Reuters shkruan se bëhet fjalë për një terrorist të rrezikshëm.

Gjatë kohës që ka qenë në Karec, Forcat Speciale dhe Krimet e Rënda kanë gjetur rrjetën dhe kangjellat e dritares së tij të prera. Nga kjo ditë, ai ruhej 24 orë, pasi kishte informacione se mund të rrëmbehej nga terroristët ose të vritej, për faktin se konsiderohej si person i rrezikshëm në luftën e ISIS-s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme